•Kulturë, Rini, Edukim/Trajnim, Trashëgimi, Avokim dhe lobim.
Organizata është themeluar me qëllim të:
Promovojë Artin si kulturë.
Përfshirja e sa më shumë anëtarëve të rinjë në aktivitetet artistike dhe kulturore;
Edukimin jo formal dhe aftësimin e gjeneratës së re në kuadër të artit pamor, artit aplikativ.
Avokim dhe lobim për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët për artistët, artdashësit në Republiken e Kosovës e konkretisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Anëtarësimi
•Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pavarësisht prej racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Misionin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.
Misioni
Promovimin e krijimtarisë së artistëve dhe krijimin e një platforme për ta.
Vizioni
Për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore në fushën e artit pamor dhe aplikativ.
Fokusi jonë artistik
Fokusi artistik është unik për secilin artist, sepse çdo artist ka vlerat, perspektivën, dhe përvojën e tyre të veçanta. Përmes fokusit artistik, artisti shprehë identitetin e tyre dhe bën një kontribut të vlefshëm në botën e artit. Gjithashtu, fokusi artistik ndihmon publikun të kuptojë dhe të ndjehet lidhur me veprën e artit, duke përcjellë mesazhin dhe emocionet që janë të pranishme në të.
BASHKËPUNIMET
Komuna e Pejes
Komuna e Istogut
Komuna e Junikut
Komuna e Prizrenit
Komuna e Gjakoves
Komuna e Klines
SHMLAA, “Odhise Paskali” – Pejë
Drejtoria Komunale e Arsimit – Pejë
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Pejë
Qendra Kërkimore Zhvillimore Peja
The ART – Suharekë
Qendra e Trajnimit Bota Digjitale – D.W.T.C